Ballina Rajoni Vrau gruan greke pasi dyshonte për incest dhe lidhje jashtëmartesore, 47-vjeçari shqiptar...

Vrau gruan greke pasi dyshonte për incest dhe lidhje jashtëmartesore, 47-vjeçari shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm!

95
0

Gjykata e Krimeve të Rënda të Selanikut në Greqi, dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar që një vit më parë masakroi për vdekje me thikë gruan e tij 60-vjeçare pas një konflikti me motive xhelozie, pasi e akuzonte për tradhti bashkëshortore dhe për lidhje incestuale me djalin e saj 30-vjeçar. 

Gjithashtu ai mori edhe 12 vite shtesë për tentativën e vrasjes së të birit, që tentoi të mbronte nënën e tij gjatë sulmit, por mbeti i plagosur rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 dhjetor 2024 në Angelochori, teksa Autori besohet se ka qenë nën ndikimin e fortë të alkoolit. 

“I pandehuri u shpall fajtor për vrasje të kryer me dashje, në gjendje të qetë mendore, në seri, të përfunduar dhe të tentuar, si dhe për posedim të paligjshëm të një arme – përdorim të një arme, pa njohje të një rrethane lehtësuese. Në këto rrethana, atij iu lejua të mbahej në burgun e Korydallos ku po mbahet pas paraburgimit”, informon “Protothema”. 

Sipas aktakuzës, përpara vendit të ngjarjes, përveç viktimave, ishte edhe vajza e të pandehurit, djali i dytë i gruas së tij, e cila po i bënte thirrje të ndalonte sulmin. Çifti kishte prej kohësh probleme, por ato kulmuan kur 30-vjeçari u kthye pas 7 vitesh jetese në ishullin e Kretës dhe kjo riktheu dyshimet tek autori. 

Viktima është një greke, që këtë e kishte martesën e saj të dytë. Çifti kishte një lidhje prej të paktën dy dekadash dhe sipas rrëfimit të djalit të mbijetuar, ata nuk kishin pasur përplasje më parë. Ai tha se njerku e ndoqi edhe atë me thikë, por arriti të mbijetonte. 

“Nëna ime e nxori nga shtëpia disa ditë më parë. Arsyeja ishin dyshimet e tij për ne të dy. Atë ditë ai erdhi në shtëpi në mëngjes, bëri dhe piu kafe. Në një moment i tha asaj: ‘Po ke një lidhje me djalin tënd’ dhe e goditi me thikë shumë herë”, dëshmoi 30-vjeçari, i pyetur si dëshmitar nga gjykata, ndërsa shtoi se i pandehuri bërtiti: “Më thuaj nëse është e vërtetë apo jo”. 

Në kërkimfaljen e tij, 47-vjeçari me origjinë shqiptare, pohoi se ishte në një gjendje të trazuar mendore. 

“Një ditë pashë një shenjë në buzët e saj dhe u bëra dyshues. Ajo më tha se nuk ishte asgjë. Më kërkoi të largohesha dhe unë mora gjërat e mia dhe u largova. Nuk kisha vendosur më parë – isha i hutuar. Atë ditë nuk shkova për ta vrarë por për të parë vajzën time, por u ngatërrova. Shkova mora thikën në kuzhinë dhe e qëllova”, tha ai. 

Lidhur me sulmin ndaj djalit të viktimës (thjeshtri), ai kërkoi falje që e goditi “sepse e sulmoi”.