Ballina Europë Aksident fatal/ Autobusi përplaset me makinën, vdes shoferi plagosen 20 nxënës, shkaku…

Aksident fatal/ Autobusi përplaset me makinën, vdes shoferi plagosen 20 nxënës, shkaku…

93
0

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Arignano, pranë Torinos. Një makinë është përplasur me një autobus që transportonte rreth pesëdhjetë persona, kryesisht nxënës që po shkonin në shkollë. Mediat italiane bëjnë të ditur se për pasojë humbi jetën drejtuesi i makinës ndërsa 20 nxënës u plagosën.

Në vendngjarje shkuan ekipet e shërbimeve të emergjencës, ambulancave ajrore dhe zjarrfikësve, të cilët siguruan zonën, ndërsa shkaku i aksidentit është ende nën hetim. Autoritetet po mbledhin deklarata nga pasagjerët dhe shoferët që kanë qenë dëshmitarë të vendit të ngjarjes.