Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu akuzoi Belinda Ballukun për vjedhje marramendëse me Tunelin e Llogarasë.
Balliu kishte kërkuar interpelancë me ministren e Infrastukturës dhe Energjisë, por ajo u rrëzua. Ndërkohë në fjanë e tij nga foltorja e Kuvendit, Balliu u shpreh se për të vjedhur është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, pasi nuk është bërë kolaudimi i rrugës.
Edhe pse nuk ishte e pranishme, Balliu iu drejtua Ballukut duke i thënë se “ka mundësinë të thotë të vërtetën se kush i ka dhënë urdhrat”.
Balliu deklaroi se “Balluku duhet të bëhet një pentito dhe mos ndjekë rrugën e gjyshit të saj, Beqir Balluku”.
Për tunelin e Llogarasë, deputeti demokrat tha se “punët i ka bërë kompania ‘Gjoka Konstruksion’, ndërsa paratë i ka marrë kompania turke.
“Balluku ka sot mundësinë të thotë të vërtetën se nga kush i erdhi urdhri dhe të mos fshihet, por babëzia nuk njeh asnjë limit moral. Ju për të vjedhur para keni rrezikuar edhe jetën e qytetarëve shqiptarë, duke mos bërë as kolaudimin e rrugës. Ju doni të justifikoheni dhe të thoni nuk e kemi marrë në dorëzim, e ka fajin operatorit. Në të gjithë këtë tender, nuk merrni as mundimin të fshiheni. Punët i bën Gjoka, që nuk ndodhet në asnjë letër, as si kontraktor dhe as si nën kontraktor, por punët i kryen gjoka dhe paratë i merr kompania turke. Ky është gjeokorrupsion. SI ka mundësi që në këtë vend bëhet me telefona, por kjo është republika e Palloshit, ky është realiteti. Kjo është republika e banalitetit, me fjalë të ndyra që përdoren nga ministra që i mbani me vite. Kjo zonjë ka mundësinë sot të bëhet pentito dhe të thotë të vërtetën, mos bëhet si gjyshi i saj”, tha nder të tjera Balliu, i cili në Kuvend “tundi” prangat, duke paralajmëruar socialistet se do te perfundojne “si Veliaj e Beqaj”.







