Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, bëri akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke deklaruar se një prokuror ka ‘djegur’ një denoncim që e implikonte Ballën në porositje vrasjesh.
‘Një prokuror e dogji denoncimin se Tao kishte porositur vrasje. Ky është ai që mbani në krye të grupit.’ Berisha iu referua dosjejes hetimore të datës 20 shkurt 2020, duke lexuar fragmente të asaj.
‘Me datën 20.02.2020, target informon pinim ‘AM5P80’ se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, bashkëpunëtorit në krim, asnjë tender publik, asnjë favor tjetër, përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.’
Fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha në parlament:
Me datën 20.02.2020 target informon pinim ‘AM5P80’ se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, bashkëpunëtorit në krim asnjë tender publik, asnjë favor tjetër përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.
Ky mesazh ju përcoll Taos, dhe i dhanë afat gjer në dhjetor.
Tao ju përgjigj kësaj; A garantoni që të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne, nëse vendosim në listë ata që doni në burg.
Dëgjoni ë, përgjigja ishte; po ne e garantojmë këtë.
Më pas Tao tha; Ata shkojnë në burg këtë vit.
Dhe ky është vetëm njëri regjistrim, sepse tjetrit është Tao që porosit vrasje dhe që ajo e di vetë ai, bashkë me një prokuror vendosin të djegin denoncimin se, kishte porositur vrasje.
Po ky bashkëpunëtor bandash që mbani në krye të grupit.
Edhe Erjona Daupaj, ajo e Erjonës është më e bukur, se publiku nuk duhet ti harrojë.
Se është me shumë vlerë kjo e Erjona Daupajt.
Radovan Çela: Nga Tao Tao dhe thotë se i ka në rregull letrat, kishte të drejtë ajo dhe kjo, nuk e them më atë fjalë, nuk duhej toleruar që në fillim aty ku do të shkojë do ti djegin letrat me benzinë.
Se ajo luan edhe me Taon, ajo bundra thotë, luan edhe me Taon. Se cila është e di ti.
Në fakt në transkript …







