Ballina Aktualitet Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur Agron...

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur Agron Zhukri

106
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të Agron Zhukrit, gjyqtarit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.

Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 28/2024, datë 19.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 759, datë 19.04.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 759, datë 19.04.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 06.11.2025, në Tiranë.

Zhukri u shkarkua nga detyra më 19 prill 2024, pasi u gjet me balanca negative në vlera të mëdha. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.

Emri i Agron Zhukrit u lakua në në marsin e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën. Zhukri i dha të drejtë Sali Berishës e grupit të Rithemelimit ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, për njëanshmëri dhe mos respektim të procedurave dhe u rikthyer çështja për shqyrtim në shkallë të parë.