Ballina Kronika DURRES, Baste sportive/ Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari nis hetimi...

DURRES, Baste sportive/ Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari nis hetimi për tre klientë

129
0

Një 38 vjeçar i cili organizonte lojëra fati në lokalin e tij në lagjen nr.11 ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen edhe tre klientë të cilët u kapën në flagrancë duke vendosur baste sportive. Si provë materiale blutë sekuestruan 4 celularë.

“Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në një lokal në lagjen nr. 11, ku dyshohet se viheshin baste sportive, me celularë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 38 vjeç, banues në Durrës;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 54 vjeç, D. Z., 47 vjeç dhe M. T., 44 vjeç të tre banues në Durrës. Në lokalin e 38-vjeçarit, 3 të proceduarit u kapën duke vënë baste sportive, me celularë”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.