Ballina Kulturë Festivali “Flauti Magjik” vjen këtë vit me emra të mëdhenj të muzikës

Festivali “Flauti Magjik” vjen këtë vit me emra të mëdhenj të muzikës

54
0

Festivali “Flauti Magjik” rikthehet me edicionin e 12-të, duke vijuar traditën e promovimit të muzikës së dhomës dhe interpretimit me flaut, aq të dashur për dashamirësit e muzikës së dhomës.

Ky aktivitet i përvitshëm sjell një dialog të veçantë mes traditës dhe risisë muzikore, duke afruar publikun me tingujt elegantë të klasikes, romantizmit dhe muzikës bashkëkohore, për kënaqësinë e shqisës së dëgjimit por dhe për lartësimin e shpirtit

“Koncerti i mbrëmjes i datës 7 i cili zhvillohet në ambientet e sallës Ferdinant Deda, do të përmbajë një repertor të muzikës së dhomës dhe më të gjerë”, u shpreh dirigjenti Fatos Qerimaj.

Në këtë edicion i cili vjen në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, si edhe nën drejtimin e dirigjentit Fatos Qerimaj marrin pjesë artistet e Trio ANIMATO nga Maqedonia e Veriut.

“Koncerti përmban një trio që vijnë nga Maqedonia dhe më pas do të jetë ansambli i harqeve të RTSh që do të përformojë bashkë me klaniretistin Roland Berbiu dhe do të ketë dhe uverturën e flautit magjik”, tha ai.

I ftuar në skenë është edhe klarinetisti shqiptar Roland Berbiu, që bashkohet me për të sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorët  Alexey Shor, Trajko Prokopiev, F. Doppler, Aaron Copland e autorë të tjerë. Koncerti  do të mbahet më datën  7 nëntor në Sallën “Ferdinand Deda” të RTSH-së.