Kreu i PD, Sali Berisha, i është përgjigjur akuzave të socialistëve se ka ofenduar ambasadorin e BE në Shqipëri duke e emërtuar si binar.
Berisha theksoi se nuk e ka ofenduar duke e quajtur binar, por sipas tij, ambasadori Gonzato si dhe Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kos të tregojnë direktivën për këtë ligj.
“T’i përgjigjesh një shpifësi të denatyruar moralisht dhe në integritetin e tij njerëzor, nuk ia vlen të humbasësh kohë.
Por ajo që dua të them edhe njëherë, nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia këtu, siç do t’i shpreh haptas në çdo rast.
Por përsëri, cila direktivë e BE- BE funksionon me direktiva- cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore.
Ta shoh, ta di, sepse ekspertë të shquar që unë njoh, më kanë konfirmuar se asnjëra nga direktivat e BE nuk kanë këtë terminologji, por janë që të gjitha në binaritet, flasin për burrin dhe gruan. Kjo është e tëra.
Çdo lloj interpretimi sui generis është problemi i atij që e bën.”, tha Berisha.







