Ballina Kosovë “I juaji Albin Kurti”, sms që iu dërgua studentëve për 100 eurot

“I juaji Albin Kurti”, sms që iu dërgua studentëve për 100 eurot

62
0

Disa studentë të vendit kanë pranuar sot pasdite nga dy sms telefonikë nga Zyra e Kryeministrit që ata janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurosh.

Në njërin prej tyre shkruhet:

“Të dashur studentë, me lejoni t’ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesës së njëhershme prej 100 EUR. Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit. I juaji, Albin Kurti, Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës.”

Ndërkaq, në sms-në e dytë shkruhet:

“Të dashur studentë, me lejoni t’ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesës së njëhershme prej 100 EUR. Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit.”/KP

Image