Shërbimi i Inteligjencës i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar vlerëson se që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, janë regjistruar rreth 1.14 milion viktima ruse, përfshirë 353 mijë vetëm gjatë vitit 2025.
Këto shifra tregojnë se, me gjithë një ngadalësim të humbjeve në terren, konflikti vazhdon të jetë jashtëzakonisht i dhunshëm dhe shkatërrues për trupat ruse.
Pavarësisht kësaj, Rusia ka vijuar me sulme intensive në rajonin e Donbasit, duke bërë përpjekje për të avancuar drejt qytetit të Pokrovsk.
Këto ofensiva të vazhdueshme kanë sjellë humbje të konsiderueshme në të dyja palët, duke theksuar natyrën e gjatë dhe të shtrenjtë të konfliktit.
Situata aktuale tregon se beteja për kontrollin e territoreve strategjike në lindje të Ukrainës mbetet një nga prioritetet kryesore të Rusisë, pavarësisht kostos së lartë në jetë njerëzore dhe resurse.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.







