Ballina Opinion Kur pushteti i vogël duket më i madh se populli i madh

Kur pushteti i vogël duket më i madh se populli i madh

56
0

Nga Skënder Kapiti 

Filozofia duhet jetë kritikë etike, ajo është filozofi pasionante morale që rreh kohen, kulturën dhe diversiteti, kur pushteti i vogël duket më i madh se populli i madh.

Nuk do ndalem këtu me fjalë filozofie dhe as akademie për demokracinë, sepse për të kanë shkruar e stërshkruar filozofë, ideologë, politikanë, akademikë dhe intelektualë të shumtë.

Që pushteti i  vogël të duket e të paraqitet si më i madh dhe më i fuqishëm se sa populli i madh, kjo vertetohet p.sh. në Shqipëri.

Demokracia morale është një koncept që ka të bëjë me pushtetin, dhe pushteti është problemi më i ndërlikuar me të cilin përballet  vazhdimisht shoqëria.

Ashtu siç  realiteti i këtij tranzicioni ka rezultuar në Shqipëri, ky realitet pyet  se: a është e mundur demokracia?!

Dhe pse në Shqipëri demokracia nuk po zgjedh në pushtet më të mirën, ose pse nuk zgjedh të keqen më të vogël, atë e cila i bën sa më pak dëm popullit dhe shtetit?!

Populli, pushteti  i tij, në kohët moderne identifikohet me të ashtuquajturen demokraci, pra idetitifikohet me sundimin e qeverisjen e popullit. Kjo presupozon demokracinë morale

Por ku është sot demokracia në Shqipëri?

Demokracia në Shqipëri është “kudo” por vetëm në popull jo, sepse populli shqiptar realisht akoma as sot  nuk qeveris.

Demokracia është larg popullit dhe jasht tij.

Populli në Shqipëri nuk ka realizuar demokracinë, pasi akoma nuk është realizuar demokratikisht vullneti i tij, përderisa akoma nuk janë zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme e të pamanipuluara.

Edhe, nëqoftëse do të ishin zhvilluar zgjedhje të lira e të pamanipuluara, por edhe përderisa rezulton kjo gjëndje derexheje krizash korruptive, amorale dhe të  kriminalizuara politike, juridike dhe institucionale  atëhere do të lindëte pyetja se a është e mundur demokracia, apo është një iluzion e utopi?!

Dhe nëse demokracia rezulton si  manipulim atëhere ajo nuk është demokraci, dhe populli nuk qeveris, por qeveris politika dhe  pushteti i vogël manipulator dhe mashtrues.

Prandaj akoma edhe sot shqiptarët janë me ankesa dhe vazhdimisht në protesta, ku  përballen ajo se çfarë duhet, me atë që është në pushtet, me atë  që nuk duhet të jetë atje lart, atje ku duket i madh e i fuqishëm.

Pra akoma  në Shqipëri ka protesta  të popullit të madh kundër pushtetit të vogël, i cili ia ka rrëmbyer madhështinë, pushtetin, sovranitetin dhe pasfidueshmërinë popullit të vet.

Pra sot pushteti  është  atje ku nuk  duhet që të jetë, sepse pushteti sot është mbipopulli, larg popullit dhe i  painteresuar për popullin.

Sot pushteti po përballet me realitetin që ai vetë e ka prodhuar dhe që ai e ka keqmodeluar.

Prej këtij pushteti dhe prej kesaj politike demokratike, shqiptarët vuajnë padrejtësie dhe marrin arratinë nëpër Europë.

Se sa e vërtetë është fakti se në Shqipëri pushteti i vogël duket me i madh se sa populli i madh këtë e ilustron fakti i guximit të keqqeverisjes së Regjimit “Rama-Rilindja”, ku një grup apo klikë e vogël aparatçikësh “rilindasish” e burokratësh kryeministrorë të korruptuar e të kriminalizuar  në bashkëpunim me mafien e hajninisë dhe të drogës kapën shtetin dhe sunduan ligësisht dhe me papërgjegjshmëri popullin  shqiptar.