Ballina Politika Mediat e Turqisë: Kompania turke shkakton krizë politike në Shqipëri, fitoi 32...

Mediat e Turqisë: Kompania turke shkakton krizë politike në Shqipëri, fitoi 32 mln euro pa vënë asnjë tullë

267
0

Skandali i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me tunelin e Llogarasë po bën jehonë edhe në mediat e Turqisë. Gazeta e Stambollit, Soezce, shkruan se një kompani turke fitoi 32 milionë euro pa vënë asnjë tullë. Më poshtë shkrimi.

Zhvillimet që kanë ndodhur rreth tenderit për tunelin e Llogarasë, i cili ndodhet në jug të Shqipërisë, rreth 20 kilometra larg nga Vlora, kanë shkaktuar shpërthimin e një krize të re politike në vend.

Sipas raportimit të gazetës shqiptare Politiko, tenderin e zhvilluar në dhjetor të vitit 2020 e fitoi kompania shqiptare Gjoka Konstruksion me një ofertë prej 140 milionë eurosh, por tenderi u anulua.

Gjashtë muaj më vonë, tenderi u hap sërish dhe këtë herë u fitua nga kompanitë turke Intekâr Yapı & ASL İnşaat, me një ofertë prej 172 milionë eurosh.

Tenderi prej 172 milionë eurosh, i fituar nga kompanitë turke Intekâr Yapı & ASL, iu transferua kompanisë shqiptare Gjoka Konstruksion për 140 milionë euro, pa vënë asnjë tullë.

Fakti që kompanitë turke përfituan 32 milionë euro pa kryer asnjë punë shkaktoi kaos politik në Shqipëri. Opozita bëri kallëzim penal në SPAK kundër Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka ndërmend ta shkarkojë Ballukun nga detyra.

Ish-ministri Genc Pollo e solli çështjen në vëmendje publike duke ndarë në rrjetet sociale detaje mbi procesin e tenderit.