Zyra Ovale, ka përjetuar momente dramatike këtë të enjte, gjatë një konference për shtyp, të presidentit amerikan Donald Trump, të mbajtur mbi temën e zbritjeve që dy kompani farmaceutike do të ofrojnë për produktet e humbjes së peshës duke kontribuar në luftën kundër obezitetit.
Gjatë momentit të njoftimeve që po bëheshin drejtpërdrejt nga CEO i Eli Lilly, kamera papritmas filmoi Gordon Findlay, një drejtues të kompanisë farmaceutike Novo Nordisk, i cili humbi ndjenjat dhe u rrëzua pranë presidentit amerikan.
Zyrtarët e pranishëm, arritën ta mbajnë menjëherë Findlay-n, dhe menjëherë më pas ai mori ndihmë mjekësore, por gjendja e tij pas incidentit nuk është bërë ende e qartë.







