Ballina Kronika Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku në Tiranë

Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku në Tiranë

81
0

Një mjek në Qendrën Shëndetsore nr.10 është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Mjeku Sinan.M, u denoncua nga emisioni investigativ ‘Stop’, pasi ka ngacmuar seksualisht një paciente e cila kishte shkuar për një vizitë mjekësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamje të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.