Ballina Europë Një 11-vjeçare përballet me guxim me Putinin – e vuri në siklet...

Një 11-vjeçare përballet me guxim me Putinin – e vuri në siklet udhëheqësin rus, ja pyetja që i bëri

88
0

Vladimir Putin u përball me poshtërim kur u përball me një vajzë 11-vjeçare – kur ai foli për mënyrën se si xhaxhai i saj – i plagosur në luftë – ishte dërguar përsëri për të luftuar pa u trajtuar siç duhet.

Kjo ndodh shpesh në forcat ruse kur të sëmurët dhe të plagosurit detyrohen të shkojnë në brigada sulmi pa trajtim të duhur, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas tyre, Kira, 11 vjeçe, ka humbur tashmë babanë e saj të mobilizuar Vladimir Pimenov, 36 vjeç, i vrarë vitin e kaluar në luftën në rajonin e Donetskut.

Nxënësja nuk ia zbuloi pikëllimin e saj të dhimbshëm Putinit në një takim në Sheshin e Kuq në Moskë – por iu lut për ndihmë për të shpëtuar xhaxhain e saj të plagosur, 46 vjeç, nga ferri i tij i luftës.

“Xhaxhai im është në front tani”, i tha ajo sundimtarit rus, i cili ishte i rrethuar nga udhëheqës fetarë.

“Ai u plagos në krah, ishte në spital”.

Ajo i tha troç: “Ata nuk po e trajtojnë fare, dhe tani po e dërgojnë përsëri në një mision [për të luftuar]”.

“Do të doja që ai të transferohej në një spital të mirë në Rusi”.

Dhe Putini – duke u dukur pak jo rehat – i tha asaj: “Patjetër që do ta gjejmë, në rregull?”.