Ballina Kronika “Pasi vrau nënën e Elvis Dedjas, Festim Qoli u bë me Lincoln”,...

“Pasi vrau nënën e Elvis Dedjas, Festim Qoli u bë me Lincoln”, dëshmon Agim Gjini: Një vajzë u bë shkak për hatërmbetje mes shokëve

115
0

Një tjetër dëshmitar ka hedhur detaje mbi vrasjen e Elvis Dedja dhe nënës së tij, Fatmira, teksa ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’.

Në dëshminë e tij para togave të zeza, Agim Gjini është shprehur se me Elvis Dedajn kishte njohje, duke shtuar se  gjatë kohës që ishte punësuar në karburant kishte mësuar se mes Dedajt dhe Festim Qoli, edhe pse ishin shokë, kishte pasur hatër-mbetje mes tyre për një vajzë.

Sipas Gjinit, Qoli dhe Dedaj ishin bashkëpronar të biznesit që drejtonin bashkë, duke shtuar se për vrasjen e Dejat u vu në dijeni gjatë kohës që punonte në karburant, ku dhe e arrestoi Policia.

‘Jam takuar me Festim Qolin pas vrasjes së Elvisit, disa ditë pas ngjarjes. Festim Qoli është thirrur në polici për këtë çështje. Fatmira Habilin, nënën e Elvisit e njihja, e kam takuar, i kam bërë hyzmet dhe na ka bërë. Ajo vinte rrallë në karburant. Fatmira nuk më ka thënë se ku dyshonte për vrasjen e të birit. Rrinte me Festimin, marrëdhëniet i kishte të mira’, është shprehur Gjini gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore.

“Kam qenë furnitor në një pikë karburanti në dalje të Shkozetit. Më punësoi Festim Qoli, me të u njoha në shkollë në 8-vjeçare. Elvis Dedjan e kam pas njohur, e kishim mik unë dhe Festimi. Elvisi ishte ortak me Festimin, menaxher ishte Kujtim Hasa. Gjatë kohës që punoja në karburant kishte një hatërmbetje për një vajzë, mes Festimit dhe Elvisit. Elvisit i thërrisnin “Loshi”, ai punonte me lloj lloj gjërash. Me drogë.

Për vrasjen e Elvis Dedja e dëgjova te karburanti, erdhi policia dhe më arrestoi. Jam takuar me Festim Qolin pas vrasjes së Elvisit, disa ditë pas ngjarjes. Festim Qoli është thirrur në polici për këtë çështje. Fatmira Habilin, nënën e Elvisit e njihja, e kam takuar , i kam bërë hyzmet dhe na ka bërë. Ajo vinte rrallë në karburant. Fatmira nuk më ka thënë se ku dyshonte për vrasjen e të birit. Rrinte me Festimin, marrëdhëniet i kishte të mira. Elvisi ka pasur një BMW. Festim Qoli ishte pronar i biznesnit bashkë me Elvisin.

Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë shumë të mira. Nuk shkonin mirë vetëm për punën e femrës. Nuk donte që Elvisi ta merrte atë sepse kishte shkuar Festimi me të. Nuk e di kush e vrau. Ditën që ndodhi ngjarja, unë kisha babin pa qejf që më ndërroi jetë pas disa ditësh, kam qenë të shumica në supermarket mora ushqime për t’i dërguar te lokali. Pika e karburantit kishte dhe lokal, mora ujë, kafe… pastaj më arrestoi policia.

Kujtim Hasa punonte në lokal, kishte dhe punonjës të tjerë nuk më kujtohen emrat. Vrasja ndodhi në Malin e Robit, nuk shkova në vendngjarje. Për gjysmë ore e mora vesh ngjarjen. I kisha takuar dhe viktimën dhe Festimin, te karburanti. Petrit Qoli vinte te karburanti e takonim përditë. Më shoqëruan ditën e ngjarjes dhe më morën në pyetje në polici. Na morën shenjat e gishtave, na morën dëshminë dhe kaq.

Festimin e takova pas vrasjes, folëm për ngjarjen. Ai kishte frikë për ngjarjen që ndodhi, kishte hall se mos vriste njeri dhe atë. U paraqit dhe Festimi në polici për t’u pyetur. Deri më sot, kam pas marrëdhënie të mira me Festimin, para se të arrestohesha. Pas vrasjes së Fatmira Dedës, Festimin e kam parë me automjet tip Lincoln”.