Ballina Politika Përgjimet e Ballukut me Berberin, Shehaj: Zv.kryeministrja ka dalë që i ka...

Përgjimet e Ballukut me Berberin, Shehaj: Zv.kryeministrja ka dalë që i ka vjedhur shqiptarëve 10 mln euro! Peleshi i mbyll mikrofonin

95
0

Kryetari i Partisë Mundësia dhe deputeti, Agron Shehaj ka sjellë në Kuvend rastin e Belinda Ballukut, dosja e të cilës u bë publike një ditë më parë, ku ministrja shkëmbente mesazhe me kreun e ARRSH, Evis Berberi për tunelin e Llogarasë.

Shehaj tha se Belinda Balluku ka vjedhur 10 milionë euro nga qytetarët shqiptarë dhe se duhet të japë sqarime për këto.

Por kryetari i Kuvendit, i mbylli mikrofonin, duke i thënë se nuk ka lidhje me kalendarin.

Agron Shehaj: Ndërkohë që ministrja, zv kryeministrja ka dalë që i ka vjedhur 10 mln euro qytetarëve shqiptarë dhe thotë bashkë me drejtorin e saj…

(kryetari i Kuvendit i mbyll mikrofonin)