Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja, zhvilluan sot një vizitë në ambientet e burgut të Durrësit, ku ndodhet në paraburgim prej disa muajsh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Vizita e përfaqësuesve të institucionit të Avokatit të Popullit mësohet se u realizua pas një ankese të paraqitur nga vetë Veliaj.
Ankesat e Veliajt raportohet se kanë qenë prej kohësh në verifikim, por sot kryesuesja e institucionit e ka vizituar nga afër kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës.






