Me 77 vota pro, 36 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi pas një seancë maratonë projektligjin për Barazinë Gjinore.
Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua me votat e mazhorancës, teksa opozita ka votuar kundër.
Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua në parim dhe në tërësi me 77 vota pro dhe 36 kundër.
Projektligji i Barazisë Gjinore dhe aktet e tjera të rendit të ditës kaluan në votim të menjëhershëm, pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim të projektligjeve në rendin e ditës.
PS kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin e votimit pa debat pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë.
Seanca maratonë e cila zgjati 12 orë u shoqërua me tensione dhe debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.
Opozita kundërshtoi projektligjin për Barazinë Gjinore, pasi sipas tyre projektligji shkel vlerat themelore të familjes duke lënë të hapur përhapjen e gjinive dhe orientimeve të tjera seksuale përveç se dy gjinive mashkull, femër.






