Ballina Aktualitet “Si mafia italiane”, ish-kreu i Apelit zbulon skemën e Ballukut: Milionat përfundojnë...

“Si mafia italiane”, ish-kreu i Apelit zbulon skemën e Ballukut: Milionat përfundojnë te një…

109
0

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, i ftuar në njëemision televiziv, ka komentuar përgjimet që përfshijnë zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK për një tender me vlerë 50 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Malaj deklaroi se çështja nuk lidhet me “pabarazi në tendera”, por me një vjedhje të hapur dhe të strukturuar, të ngjashme me skemat e mafies ndërkombëtare.

“Ne po flasim për pabarazi në tendera, por këtu nuk kemi këtë kemi vjedhje të hapur të 50 milionë eurove. Kemi një xhiro lekësh prej miliona, është skema tipike e mafias italiane për të dërguar lekët jashtë shtetit,” u shpreh Malaj.

Ai theksoi se mënyra se si janë lëvizur fondet nga Shqipëria drejt Turqisë dhe më pas rikthimi i tyre në kompani shqiptare është një praktikë që tregon përfshirjen e një rrjeti kriminal të organizuar.

“Kalimi i lekëve nga Shqipëria në Turqi dhe ardhja sërish në kompani shqiptare është mafia! Çfarë ndryshimi ka me Italinë? Ku kanë shkuar këto miliona euro?” shtroi pyetjen ish-gjyqtari.

Sipas Malajt, kjo aferë tregon se pas tenderit qëndron një grup i fuqishëm kriminal me ndikim të madh në strukturat shtetërore.

“Unë mendoj se këto para kanë shkuar në një bandë kriminale në Shqipëri, aq të fortë sa të shtrëngojë të gjithë vetëm nga kjo çështje. Ky është mendimi im,” përfundoi ai.