Ballina Politika Skandali në dogana, Bylykbashi lexon mesazhin e zyrtarit: Drejtori nuk zbaton vendimet...

Skandali në dogana, Bylykbashi lexon mesazhin e zyrtarit: Drejtori nuk zbaton vendimet e DAP-it…

119
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka denoncuar nga Kuvendi një rast flagrant të shkeljes së ligjit në administratën publike. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi lexoi një mesazh që pretendon se i ka ardhur nga një zyrtar i vjetër i administratës, i cili akuzon drejtorin e Doganave për moszbatim të qëllimshëm të vendimeve të Departamentit të Administratës Publike (DAP).

Sipas mesazhit të lexuar nga deputeti, zyrtari në fjalë, megjithëse ka një vendim nga DAP-i në favor të tij, përballet me refuzimin e drejtorit për ta zbatuar atë. “Edhe pse ka vendim nga DAP-i, drejtori nuk do t’ia dijë… Nuk duan t’ia dinë dhe nuk e zbatojnë,” citoi Bylykbashi nga mesazhi. Ai shtoi se e vetmja rrugë që i mbetet zyrtarit është t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar zbatimin e një vendimi që është tashmë ligjërisht i detyrueshëm, duke e cilësuar këtë si një shkelje të koncepteve bazë të shtetit të së drejtës.

Oerd Bylykbashi: Për ta kuptuar këtë lloj, për ta kuptuar këtë lloj arrogance që prodhon këtë lloj sigurie, se duhet, e thashë unë njëherë, boll të lexosh ç’kanë shkruar për administratën, kupton dhe këtë që u tha, që sapo u tha. Por, ndërkohë që flisja, më vjen një mesazh nga një, nga një zyrtar i vjetër i administratës. Dhe i cili thotë: “Po si nuk e the aty që me vendimet e DAP, drejtori i doganave fshin…” Nuk po e them fjalën e plotë. Ja ku, ja ku jam, rasti që edhe pse e kam vendim nga DAP-i, pra edhe pse ka vendim nga DAP-i, drejtori nuk do t’ia dijë. E kam vendimin, nuk, nuk duan t’ia dinë thotë, po nuk po e lexoj ekzakt si e ka shkrujt. Nuk duan t’ia dinë dhe nuk e zbatojnë. Duhet të shkojë në gjykatë që të zbatohen vendimet e DAP-it. Është komplet koncept bazë i shtetit të së drejtës. Mirë? Dhe për pak, ta mbaroj, të lutem. Unë nuk e përdor zakonisht këtë gjë. Dhe duhet të shkojë në gjykatë dhe ai e di shumë mirë që në gjykatë nuk ka shans të mbarojë kush e di kur. Thuaj që DAP… dhe menjëherë po brenda ditës i transferoi me dhjetëra raste. Arroganca ka arritur deri aty sa as nuk çojnë shkresat e emërimit dhe transferimit zyrtarisht. Kjo është administrata sot.