Ballina Politika Spahiu: PD dhe PS gënjejnë që kanë shpenzuar 2 mln euro në...

Spahiu: PD dhe PS gënjejnë që kanë shpenzuar 2 mln euro në zgjedhje, aq ka shpenzuar vetëm një deputet

71
0

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se shifrat që partitë kanë raportuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në raportin financiar për zgjedhjet e 11 majit, ku PS 1.86 milionë euro dhe PD 2.3 milionë euro nuk janë reale.

Në një lidhje skype në Report Tv, teksa i ka cilësuar shifrat si qesharake, Spahiu tha se aq sa kanë raportuar partitë i ka shpenzuar vetëm një deputet.

‘Nëse ka një mashtrim politikë dhe moral më të madh që ndodh gjatë 2025 është deklarata financiare e partive të mëdha. 2 mln është shifër qesharake sa vetëm raki dhe bërxolla që ata konsumojnë gjatë fushatës është më e lartë. Ka deputet që kanë shpenzuar 2 mln euro dhe kjo ka sjellë pabarazi që një kandidatë me pamundësi financiare sot janë jashtë parlamentit. Këta e kanë ngritur në sistem korrupsionin dhe krimin zgjedhor dhe financimin e partive politike’, tha ai.

Spahiu tha se PD ende nuk ka dorëzuar në KQZ kontratën që ka bërë me ‘Continental Strategy’ gjatë fushatës së 11 majit.

‘Vet sistemi i makanizmit zgjedhor është ndërtuar për të fshehur krimin. Në datë 26 prill Celibashi tha për financimin e kontratës së PD 6 mln dollarë me Continental Strategy, ende nuk është depozituar, por tha se pas zgjedhjeve do të depozitohet, a është depozituar kontrata. Kontrata e lobimit që është lidhur gjatë fushatës zgjedhore. Kontrata me Continental Strategy është tjetër dhe ajo e lobimit me Chris LaCivita është tjetër. Ajo e LaCivita është publikuar, po ajo tjetra. Në çdo raport pas zgjedhjeve thuhet se problemi është mungesa e financimit të partive, e thonë ambasadat në Shqipëri, e thotë OSBE. Po këta edhe sikur ti gjesh me shkelje dënimi më i madh është një gjobë’, tha ai.