Ballina Aktualitet “Të përballet me drejtësinë para se të vijojë propagandën mediatike”/ Preçi: Dalja...

“Të përballet me drejtësinë para se të vijojë propagandën mediatike”/ Preçi: Dalja e Ballukut, poshtëruese për qytetarët

197
0

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se është fyese që Belinda Balluku, tashmë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për aferën e Tunelit të Llogarase të shfaqet publikisht.

Me anë të një postimi në Facebook, Preçi thekson se personat e përfshirë në afera të tilla duhet “të përballen me drejtësinë përpara se të vazhdojnë propagandën mediatike”.

Ai thekson se heshtja e qytetarëve apo opozitës përballë rasteve të tilla nuk duhet interpretuar si mungesë interesi për fatet e vendit.

“Të mos harrojmë se më shumë se gjysma e familjeve shqiptare mezi mbyllin muajin për shkak të varfërisë që njeh vetëm rritje. Gjatë dekadës së fundit kanë lënë vendin mbi 500 mijë shqiptarë, dhe ajo zonjë e bashkëqeverisësit e saj janë përgjegjësit kryesorë për këtë katastrofë kombëtare”, shkruan Preçi.