Ballina Aktualitet Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë...

Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh

78
0

Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK, Aida Hajnaj, pas përfundimit të mandatit në BKH dhe mosrikandidimit, pretendon të rikthehet në postin e mëparshëm, në Policinë e Shtetit.

Përpara se të emërohej në krye të BKH-së, Aida Hajnaj mbante postin e zv,drejtoreshës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, ndërkohë në këtë departament është hapur gara për plotësimin e vakancës. Referuar këtyre ngjarjeve, Hajnaj i është drejtuar Gjykatës Administrative ku ka bërë dhe padi.

Aida Hajnaj kërkon pezullim të konkursit derisa gjykata të shpallë vendimin. Hajnaj ka drejtuar BKH-në për 5 vite ndërsa mandati i saj përfundoi më 1 shtator të këtij viti. Edhe pse ka të drejtën e rikandidimit, Hajnaj nuk është përfshirë më në garë.