Prindërit e një 16-vjeçari në Mamurras kanë përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohen se kanë dhunuar psikologjikisht të miturin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H., 48 vjeç dhe L. K., 51 vjeç, bashkëshortë, banues në Mamurras, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të tyre 16 vjeç.”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë ndaj një 39-vjeçari ka nisur procedimi penal, pasi akuzohet se përndjekur ish të dashurën e tij.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij.”, thuhet në njoftim.







