Kryetari i Grupit Parlamentar të PD ka publikuar një intervistë të biznesmenit Behgjet Pacolli, i cili ka treguar prapaskenat e procedurës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës.
Ai shprehet se në deklarimet e tij publike, aksioneri Pacolli tregon se përpara garës ai kishte rëne dakord me Aeroportin e Mynyhit për të marrë pjesë në garë, por ishte Ministrja Belinda Balluku që futi në lojë kompaninë turke në atë koncesion.
Pacolli tregon se ishte telefonuar nga kompania turke, që i kishte treguar se ajo do të përfshihej në dy investime në Shqipëri në atë të Spitalit Memorial në Fier dhe në investimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, për të cilin i kishte kërkuar biznesmenit Pacolli që të përfshiheshin bashkë.
Përpara se të shpallej fituesi i garës Pacolli tregon se Ministrja Balluku kishte thirrur në takim kompaninë truke, ku ishin ndarë edhe përqindjet e pjesëmarrjes në këtë koncesion.







