Ballina Politika Berisha: Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë ku do flasin deputetët...

Berisha: Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë ku do flasin deputetët dhe qytetarët

143
0

Në konferencën për mediat këtë të premte, 7 nëntor, Berisha lajmëroi hapjen e një platforme parlamentare përpara kryeministrisë, ku deputetët dhe qytetarët do të kenë të drejtën për të folur.

Teksa dha detaje të kësaj platforme që do të instalohet para kryeministrisë, Berisha tha se një vendimmarrje e tillë, vjen në një kohë kur narkomazhoranca apo pseudomazhoranca, sipas tij, ka kaluar në ekstrem.

‘Kjo përbën një hap të domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, shkelmimit të ligjeve, të Kushtetutës, në funksionimin e këtij institucioni’, u shpreh Berisha.

Narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem.

Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit.

Çka do të thotë shkelmim i Kushtetutës, rregullores së parlamentit, rendit kushtetues të vendit.

Çka do të thotë mohim i të drejtave të opozitës.

Plas çdo skandal, jo tanimë kryeministri, por as ministrat nuk paraqiten në interpelancë.

Në këto kushte do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet.

Pas 9 seancash, opozita është lejuar të debatojë vetëm një ditë në parlament.

Atëherë ne kalojmë në debat me qytetarët.

Kjo përbën një hap të domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, shkelmimit të ligjeve, të Kushtetutës, në funksionimin e këtij institucioni.