Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra penale kanosje, ndërtim paligjshem, mashtrim...

DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra penale kanosje, ndërtim paligjshem, mashtrim dhe drejtim automjeti në gjendje dehur

132
0

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. Y., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;
-F. V., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasit S. B., 52 vjeç dhe E. K., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi 52-vjeçari ka kallëzuar se punonjësi, shtetasi E. K. ka mashtruar dhe vjedhur në subjektin që administron 52-vjeçari, ndërsa shtetasi E. K. ka kallëzuar se është kanosur nga administratori, për të pranuar dëmin e shkaktuar ndaj subjektit. Vijojnë hetime për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 30 vjeç dhe F. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi të dy u kapën në lokalin e 25-vjeçarit duke vënë baste sportive, me celularë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. H., 18 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë se një shtetas e kishte kanosur nëpërmjet mesazheve telefonike;
-O. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.