James Dewey Watson, një biolog, gjenetist dhe biokimist amerikan, i cili mori Çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 1962 për zbulimet e tij në lidhje me strukturën e ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeçare.
Më 21 shkurt 1953, së bashku me biokimistin Francis Crick, ai krijoi modelin tredimensional të spirales së dyfishtë të molekulës së ADN-së dhe ndërtoi një model prej teli dhe kartoni që bëri histori: ishte përfaqësimi i parë dhe një nga zbulimet kryesore në biologjinë e shekullit të njëzetë.
Watson iu hoqën disa tituj nderi nga Laboratori Cold Spring Harbor për shkak të pikëpamjeve të tij rreth inteligjencës dhe racës.







