Ndoshta askush nuk e beson që kjo është një rrugë në lagjen njohur të Durrësit, lagja 7, ngjitur me shkollën “Eftali Koçi”. Nëse pamjet nuk do të kishin koment, rruga do të ngjante e huazuar nga ndonjë lagje e Gazës, pas bombardimëve. Prej vitesh banorët kanë kërkuar duke qenë një arterie e rëndësishme lagje të ndërhyhet për ta ndrequr, por kjo nuk është bërë e mundur. Kryebashkiakja që nuk kursen milionat për kompanitë e incineratorët, madje edhe të bllokuar me urdhër të SPAK, nuk ka mundur të gjejë fonde, në këtë rrugë që sa herë ka reshje gropat marrin pamje të frikshem saqë të duket se përballesh me punime për zbulime arkeologjike. Banorët shprehen të indinjuar se ndërhyrja është premtuar disa herë, por gjithnjë para zgjedhjeve, ndërsa kalimi në të me mjete jo vetëm krijon problem po edhe rrezik. Trotuaret pothuajse nuk funksionojnë dhe një rrugë që është afër shkollës. Më pas halli është te milionat dhe jo te arnimet e rrugëve, aq më shumë që edhe publikimi i fotove të investimëve tani është me rrezik edhe për SPAK, ku dhe kryebashkiakja i ka shpeshtuar vizitat, ndërsa gjithnjë e më shumë flitet për skandale. Gjithsesi, pasi ka marrë votat( ashtu siç i ka marrë) Sako nuk ka qëllim të rregullojë Durrësin, po veten. Propoganda, edhe kjo mashtrim se turistët kanë vërshuar rrugëve të Durrësit, duket se kjo rrugë sapo ta shohin do ti tërheq akoma më shumë si një zbulim arkeologjik. Edhe pse nuk është e vetmja në këtë qytet. Fotot flasin më shumë se gjithçka!














