Ballina Aktualitet Gjykata rrëzon SPAK-un, anulohet sekuestroja ndaj pasurive të Merlikës, të akuzuar për...

Gjykata rrëzon SPAK-un, anulohet sekuestroja ndaj pasurive të Merlikës, të akuzuar për komplot vrasje

61
0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë vendimin për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për konfiskimin e pasurive të shtetasit Elvin Merlika dhe tetë personave të lidhur me të, të cilët ishin nën hetim pasuror.

Vendimi, i cili revokon sekuestron e vendosur në vitin 2023, shënon një humbje ligjore për SPAK-un në një procedim pasuror të nivelit të lartë, duke e cilësuar kërkesën si “të pabazuar në ligj dhe në prova.”

Procedimi pasuror i vitit 2022 ishte regjistruar nga SPAK-u mbi dyshimet e rënda për aktivitet kriminal të Elvin Merlikës. Ai hetohej për veprat penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” (në dëm të shtetasit Indrit Dokle).

Kryerje e veprave në bashkëpunim të posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”.

SPAK argumentonte, se pasuritë e sekuestruara të Merlikës dhe personave të lidhur me të ishin “të pajustifikuara nga burime të ligjshme” dhe prezumoheshin si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Megjithatë, trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, arriti në përfundimin se provat e paraqitura nga prokuroria ishin të pamjaftueshme për të mbështetur kërkesën për konfiskim.

Vendimi ka revokuar sekuestron e caktuar në janar 2023 dhe ka urdhëruar kthimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme pronarëve të tyre, duke ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive (AAPSK) për ekzekutim.

SPAK ka tashmë 15 ditë afat për të ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku pritet të zhvillohet beteja ligjore e radhës në këtë