Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e pasme të një automjeti, është zbuluar në Skourta të Viotias pranë Athinës në Greqi.
Paraprakisht mësohet se mjeti ishte vjedhur nga një zonë e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara. Ka qenë një gjahtar ai që ka zbuluar mjetin e djegur dhe ka njoftuar policinë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur prej të paktën 48 orësh ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.
Sipas raportimeve fillestare të “Kathimerini”, është e mundur që ky të jetë një shtetas shqiptar i cili ishte zhdukur disa 24 orë më parë. Personi në fjalë nuk kishte precedentë penalë.
Disa ditë më parë, ai ishte larguar nga vendi i tij i banimit për në Vilia, ku nuk mbërriti kurrë, ndërsa të afërmit kishin raportuar zhdukjen e tij.







