Ballina Europë Një tërmet i fortë godet rajonin e Kamçatkës, sa ishte magnitida

Një tërmet i fortë godet rajonin e Kamçatkës, sa ishte magnitida

90
0

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi zonën në lindje të Kamçatkës, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, në një thellësi prej 40 kilometrash, rreth 129 kilometra nga qyteti i Petropavlovsk-Kamchatsky.

Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Kamçatka u godit nga një tërmet me magnitudë 8.8 gradë më 30 korrik të këtij viti, më i forti në botë që nga tërmeti që goditi Japoninë në vitin 2011.