Nga Hysni Gurra
Dje Republika e Shqipërisë u bë zyrtarisht një bahçe gjallesash pa gjini të ideologjisë së financuar nga Soros.
Praktikisht nga dje në Shqipëri shtohet edhe një Fe e re!
Pasi ideologjia të gjitha fetë bashkë, të gjitha gjinitë bashkë, të gjitha mendjet bashkë është një lloj Fe-je që herë quhet globalizëm, herë tjera liberalizëm etj.
Dhe kjo Fe që lindi dje, duhet pranuar që kishte besimtarë më shumë se feja islame dhe e krishtetër.
Asnjë përfaqësues i lartë fetar, u mjaftuan me një deklaratë as mish, as peshk për mos i prish qejfin pushtetit, por as besimtarë të cilët do mbushin sot xhamitë plotë e të dielën kishat, nuk dolën të kundërshtojnë në emër të besimit të tyre.
E vetmja gjë që bie në sy janë dy pastorë:
Toni Gogu, pastor i turpit, ndenji gjithë ditën në sallë për të mbrojtur një ligj që ia kundërshton Bibla në çdo rast dhe Akil Pano, pastori i nderit, i cili ndenji gjithë ditën në anën tjetër të parlamentit për të kundërshtuar një ligj që lëkund nga themelet familjen.
Unë nuk e njoh personalisht Akil Panon, ndoshta as nuk e pëlqej, por ai dje ka vënë emrin dhe fytyrën në anën e nderit të historisë, atje ku i takon një pastori, një kleriku.
Ndërsa Toni Gogu e ka vendos fytyrën dhe emrin në anën e turpit, për mos thënë më shumë se aq për Gogun që bën mbrojtje të hajdutëve të popullit nga mëngjesi në mbrëmje.
Opozitës bravo i qoftë, e bëri betejën e saj, aq mund të bënte, bile bëri shumë se mund të zgjidhte një pozicion më komod duke u justifikuar me këto, “e kërkon BE-ja”, se ka dhe nevojë politike për këtë gjë, por nuk e bëri.
Po aq e ka takatin opozita, s’ka çfarë bën më shumë.
Se mos harroj, të gjithë klerikët tjerë, nuk fus këtu Baba Mondin se ai është shtet më vete, të tjerët bashkë me besimtarët e tyre, një llogari se çfarë qëndrimi mbajtën në një moment të tillë, kam përshtypjen do ta japin diku, në amshim.
Konformizmi me parimet themelore të besimit është hipokrizi dhe kjo e fundit ka trajtim të frikshëm qoftë në Bibël, qoftë në Kuran.








