Futbollistët ndërhyjnë për t’i ndarë, tekniku merr vendimin drastik pas fitores në Europë
Rajo Vallecano u përball dje me Lech Poznan në kuadër të raundit të tretë të Conference League.
Sfida u fitua nga skuadra spanjolle me rezultatin 3:2.
Nga minuta e 55-të u aktivizua Ivan Balliu.
Mbrojtësi i Kombëtares u zëvendësua në kuadër të katër ndërrimeve, që u kryen nga trajneri Inigo Perez.
Pastaj pasoi edhe përmbysja e madhe, nga rezultati 0-2 që regjistrohej në favor të miqve.
Pas ndeshje u fol për përplasjen në pankinë të Ivan Balliut me Inigo Perez.
Ky i fundit u shfaq mjaft i tensionuar gjatë kësaj kohe dhe u nevojit ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.
Gjithçka duket se nisi në Spanjë pas disa fjalëve të shkëmbyera gjatë zëvendësimit.
Më pas trajneri 37-vjeçar nuk doli as në konferencë, pavarësisht fitores.
Kështu u pa të largohej nga stadiumi drejt makinës së tij, ndërsa klubi e justifikoi duke thënë se nuk ndihej mirë.
Balliu ndërkohë do të jetë pas kësaj jave në dispozicion të Kombëtares. Silvinjo e ka bërë pjesë të listës që kërkon të shkruajë historinë.







