Ballina Kulturë Shuhet aktorja e famshme britanike Pauline Collins

Shuhet aktorja e famshme britanike Pauline Collins

72
0

Aktorja e njohur britanike Pauline Collins ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, pasi pres vitesh vuante nga Parkinsoni. Familja e saj bëri të ditur se ajo u shua “në paqe”, e rrethuar nga të afërmit, njw mwnyrw e denjw dhe e qetw kjo pwr tw kaluar nw botwn tjetwr

Collins u bë e njohur për publikun në serialet televizive “The Liver Birds” dhe “Upstairs, Downstairs”, ndërsa famën ndërkombëtare e fitoi me filmin “Shirley Valentine” (1989), ku interpretoi një grua shtëpiake nga Liverpooli që kërkon kuptimin e jetës. Ky rol i solli dhe një nominim për çmimin Oscar dhe e bëri një nga figurat më të dashura të kinemasë britanike.

Në një deklaratë, familja e saj e përshkroi Pauline-n si “një prani të ndritshme, plot shpirt dhe humor, që la gjurmë në çdo rol”. Ata shtuan se “mbi të gjitha, ajo ishte nëna, gjyshja dhe bashkëshortja jonë e dashur, plot ngrohtësi dhe mençuri”.

Aktorja ishte e martuar me aktorin John Alderton që prej vitit 1969. Ai e quajti bashkëshorten e tij “yll të jashtëzakonshëm” dhe “dashurinë e jetës”, duke kujtuar se kishin ndarë një karrierë të gjatë në teatër, film dhe televizion.

Përveç “Shirley Valentine”, Collins spikati edhe me interpretimet në filmin “Paradise Road” (1997), përkrah Glenn Close, Cate Blanchett dhe Frances McDormand. Në vitin 2001, ajo u nderua me titullin OBE (Order of the British Empire) për kontributin e saj në artin dramatik.

Pauline Collins lindi në Exmouth në vitin 1940 dhe u rrit pranë Liverpoolit. Fillimisht punoi si mësuese, por pasioni për aktrimin e çoi drejt një karriere të gjatë e të suksesshme që zgjati më shumë se gjysmë shekulli./bbc