SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen penale që lidhet me korrupsionin gjatë zgjedhjeve parlamentare në qarkun e Lezhës.
Tre të pandehurit janë Gersi Kaçorri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje; Besnik Uka dhe Artur Jahja, të akuzuar për korrupsion pasiv në zgjedhje.
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit BKH, gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit 2025, të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të ndikuar votuesit në bashkinë Kurbin. Ata dyshohet se kanë premtuar dhe shpërndarë para në këmbim të votave në favor të Partisë Socialiste.
Hetimet përfshinë përgjime telefonike, vëzhgime dhe metoda të tjera speciale, të cilat treguan se tre personat janë përfshirë në veprimtari të paligjshme për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 7.11.2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, procedimin penal nr. 55 të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë.
Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:
Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të dyshuar për veprën penale, “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
Aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore treguan se të pandehurit; Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në Qarkun e Lezhës, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.
Hetimi evidentoi se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.







