Ballina Kronika Tragjike/ Ishte duke vjelë ullinj, 43-vjeçari bie nga pema dhe ndërron jetë...

Tragjike/ Ishte duke vjelë ullinj, 43-vjeçari bie nga pema dhe ndërron jetë (Emri)

103
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti teksa punonte.

Sipas njoftimeve, viktima, i identifikuar si Ermal Rripi, ishte duke vjelë ullinj kur ka rënë nga një pemë.

Ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët pas kontrollit të vendit të aksidentit konfirmuan se ngjarja ka qenë aksidentale.