Kampionati më i bukur dhe pasionant në botë, ai italian, po dhuron spektakël dhe emocione të forta javë pas jave. Në një sezon ku duket se gara për titull do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit dhe do të jetë krejtësisht e paparashikueshme, për kënaqësinë e të gjithë tifozëve, raundi i 11-të që luhet këtë fundjavë do të sjellë 3 supersfida përcaktuese.

Në Torino, të shtunën mbrëma, është koha për “Il Derby della Mole”, ku Juventus dhe Torino përplasen për fronin e qytetit, por edhe për të qëndruar në garën e kreut. “Zonja e Vjetër”, tashmë nën drejtimin e Spalletit kërkon të ruajë ecurinë e fitoreve pas disa hapave falsë, ndërsa “Granatat” synojnë të bëjnë histori në shtëpi përballë rivalëve të përjetshëm.

Në të njëjtën fundjavë, një tjetër përballje e fortë do të luhet të dielën në 15:00 në “Dall’Ara”, ku Bologna pret Napolin në një sfidë mes dy skuadrave që luajnë futboll modern dhe spektakolar. Bologna po befason me lojë të organizuar dhe pasion, ndërsa kampionët në fuqi duan të tregojnë se nuk janë dorëzuar në mbrojtjen e titullit.

E gjithë java kulmon të dielën mbrëma në 20:45 në “San Siro”, ku Interi dhe Lazio i vënë kurorën kësaj superfundjave. Një përballje e mbushur me histori, krenari dhe objektiva madhorë, që pritet të mbajë frymën pezull deri në minutën e fundit. Zikaltrit lombardë, kurse shqiponjat kryeqytetase ecurinë drejt Evropës.

E gjithë magjia e Serie A përjetohet e plotë vetëm në kanalet sportive Tring, platformës më të madhe sportive në Shqipëri, njëherësh edhe zotëruese e të drejtave ekskluzive për të gjithë futbollin italian të paktën deri në vitin 2029. Tring Sport ofron një maratonë të vërtetë transmetimesh sportive me më shumë se 250 ndeshje e gara çdo muaj. Ndaj, përfitoni nga oferta promocionale e momentit duke filluar nga 10.900 lekë për abonimet 12-mujore Extra në paketat tokësore, satelitore dhe OTT App. Dhe nxitoni se nuk zgjasin shumë! Sportifikohu me Tring dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen…








