Një kamer në fshatin Leshicë të Përmetit mundi të fiksojë për herë të fundit 66-vjeçarin Agron Çumani, para se të humbte çdo kontakt me familjen dhe të zhdukej përfundimisht pasditen e 4 nëntorit.Policia dhe familja kanë nisur kërkimet vullnetare, deri në kufi me Greqinë por pa rezultat. Disa banorë të fshatit Lëshicë tregojnë se e kanë parë 66-vjeçarin të ecë i qetë me një thes në duar, ashtu si në këto pamje.
Bashkëshortja e tij, Florida Çunami sqaroi se ditën e martë Agroni ka dalë për të kryer disa analiza dhe që nga ajo ditë nuk është kthyer më.
Çfarë e bën më tronditëse këtë ngjarje janë rrëfimet e banorëve, të cilët tregojnë për Top Channel se vite më parë në të njëjtën zonë, në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë janë zhdukur pa lënë gjurmë edhe dy persona të tjerë.
Banorët hedhin poshtë edhe mundësinë e mbytjes së këtyre personave në lumin Vjosë, pasi deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë.







