Qeveria shqiptare parashikon zgjerim të administratës publike vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2026 janë planifikuar 87 mijë e 12 punonjës buxhetorë, përfshirë edhe 100 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes qendrore.
Në vitin aktual, administrata publike ka në total 86314 punonjës, përfshirë edhe 276 punonjës rezervë për institucionet e qeverisjes vendore. Por, krahasuar me vitin 2024, ku administrata kishte 85 mijë e 274 staf, me projektbuxhetin e 2026, janë shtuar 1 mijë e 838 punonjës të administratës shtetërore. Rritja, sipas projektbuxhetit, lidhet me nevojat për shërbime më efikase dhe mbulimin e disa sektorëve që kanë pasur mungesa personeli.
Sipas të dhënave të projektbuxhetit tre instutucionet që listojnë më shumë punonjës është Ministria e Arsimit me 30883 punonjës, Ministria e Punëve të Brendshme 15791 punonjës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka gjithsej 9299 punonjës.
Ndërkohë, institucionet më me pak punonjës janë Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit 6 punonjës, Komiteti Shtetëror i Kulteve 10 punonjës si dhe Qëndra Kombëtare e Kinematografisë 13 punonjës.







