Numri një i stolit të Manchester Cityt, Guardiola doli në konferencë para ndeshjes ndaj Liverpool.
“Kemi arritur gjëra të jashtëzakonshme në Barcelonë, Bayern Munich dhe këtu në City. Është e pabesueshme. Është e vështirë të arrish një shifër të tillë dhe po të nisesha sërish, ndoshta nuk do ta arrija. Shpresoj që të dielën ta vazhdojmë këtë rrugëtim.
Trajneri spanjoll foli edhe për rivalitetin e gjatë me Liverpoolin dhe për ndikimin që ky duel ka pasur në përmirësimin e të dy skuadrave.
“Absolutisht. Mendoj se ne e kemi shtyrë Liverpoolin të bëhet më i mirë dhe ata kanë bërë të njëjtën gjë me ne, pa dyshim.
“Nga këto 1,000 ndeshje? Nuk mund të zgjedh një. Ka disa që më kujtojnë momente të mira – dhe disa të tjera më pak të mira. Por kjo është pjesë e udhëtimit; përdor çdo përvojë për t’u bërë më i mirë e për të vazhduar përpara. Të nesërmen dielli lind sërish, dhe ti përgatitesh për tjetrën”, përfundoi Guardiola.







