Ballina Kronika Detaje/ 46-vjeçari taksist i lidhur me grupet kriminale, ish-ushtaraku në repartin Pezë-Helmës...

Detaje/ 46-vjeçari taksist i lidhur me grupet kriminale, ish-ushtaraku në repartin Pezë-Helmës u arrestua edhe në 2022

45
0

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i koduar “Gun Expert”, ku u arrestua  46-vjeçari nga Tirana, Altin Celami.

Altin Celami ishte i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.

Celami është arrestuar edhe në vitin 2022 si person i dyshuar se ndihmonte dhe furnizonte me arme grupet kriminale.

Për shkak të saj, ishte pezulluar nga funksionet ushtarake në repartin e Pezë Helmës.

Njoftimi

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.

Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.

Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.

46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.

Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.

Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve”.