Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 1-0. Pas këtij dueli foli trajneri fitues, Edi Martini.
“Dinamo i mëson Vllaznisë se si luhet futbolli”, Ilir Daja i kundërpërgjigjet në distancë Martinit: Kemi qenë superiorë ndaj tyre!
“Kallaku? Është mirë, do të shohim nesër kur të bëjmë rezonancën.
Do të bëjmë çmos, që të bëhet gati, edhe jashtë shtetit do ta shtojmë. Ritmi i kampionatit ndikon te emocionet. Kundër Dinamos së Durrës City, nuk është njësoj si Dinamos së dikurshme. Kjo Dinamo Durrës City është më e fortë.
Vjet s’kam qenë pjesë e Vllaznisë, por ne kemi dalë në vend të dytë, ata në të tretin, njerëzit nuk e dinë se çfarë thonë. Unë mendoj që është dashuria më e madhe e imja që kam për këtë fanelë, ndryshe nga trajnerët e tjerë.
I kërkova djemve të mi që ta fitonin këtë ndeshje patjetër.
Gjendja s’ka qenë e mirë. Kastrati ka pasur probleme. Kjo ndeshje ishte për të marrë pikë. Sot nuk luajtëm ne, luajti Dinamo më mirë, por fituam, kjo më pëlqen. Kërkova nga të dy sulmuesit që të sulmonin fort.
Ne kishim llogaritur që të shënonim. I kam kërkuar lojtarëve përqendrim në 20 minutat e para. S’doja që të ulesha aq poshtë, por me lojën si ne bëjmë, nëse s’kemi gjendjen e mirë fizike, prishen ekuilibrat. Ramë poshtë, sakrifikuam të gjithë. Përveç lojës së bukur, dimë të fitojmë edhe kështu”, tha Martini.







