Ballina Aktualitet Ilaçet e shtrenjta për kancerin/ Rama: 15 mln euro ekstra për pacientët

Ilaçet e shtrenjta për kancerin/ Rama: 15 mln euro ekstra për pacientët

81
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të hapet një linjë financimi nga buxheti i shtetit për pacientët me kancer.

Edi Rama: Po ndalem tek lufta me kancerin dhe nevoja për barna të shtrenjta që kërkon kjo luftë.

Për herë të parë do të hapim një linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 mn euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.

Për herë të parë shërbimi i rikonstruksioni i gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë do të udhëheqë projektin e ngritjes Institutit Kombëtar të Tumoreve për Shqipërinë 2030.