Tottenham ka barazuar me rezultat 2:2 me Manchetser Utd, në takimin e javës së 11-të të Premier League në futboll.
Ndeshje e çmendur, për faktin se deri në minutën e 85-të Manchester ishte në epërsi, 0:1.
Futbollisti Mbeuno në minutën e 32-të kaloi në epërsi Manchester Utd.
Kur pritet se Manchester Utd do të arrijë trepikëshin, Tel doli në skenë i cili me goditje të fortë shkundi portën e “Djejave të kuq”, 1:1.
Në minutën e 90+1 Richarlison preku topin me kokë dhe futet në këndin e majtë, 2:1.
Manchester Utd kundërpërgjigjet së shpejti, në minutën e 90+6 de Ligt nga afërsia shënoi me kokë, 2:2.
Tottenham renditet në vend të tretë me 18 pikë e Manchester Utd është në të shtatin me 18 të tilla.







