Drejtoria e Përgjithshmë e Burgjeve i ka dhënë leje Lulzim Berishës që të marrë pjesë në varrimin e babait.
Ish-kreu i Bandës së Durrësit do të dalë në orën 12:00 nga qelitë e paraburgimit nën masa të rrëpta sigurie, që të marrë pjesë në varrimin e babit për t’u rikthyer sërish më pas në qeli.







