Këngëtarja spanjolle Rosalía tërhoqi gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të LOS40 Music Awards në Valencia, me një veshje të veçantë e plot stil, të zbukuruar me pupla.
Artistja, e njohur për guximin e saj në modë, pozoi me vetëbesim përpara kamerave, duke konfirmuar edhe njëherë statusin e saj si një nga ikonat më të veçanta të stilit në skenën muzikore ndërkombëtare.
Rosalía është nominuar për disa çmime këtë vit.
Me këto nominime ajo ka përforcuar suksesin e saj të vazhdueshëm në industrinë muzikore.







