Ballina Bota Tragjedi në ajër/ Avioni humbi kontrollin pak pasi u ngrit nga pista,...

Tragjedi në ajër/ Avioni humbi kontrollin pak pasi u ngrit nga pista, ndërron jetë piloti

82
0

Një aksident ajror fatal ka ndodhur në Aguscello, një fshat i vogël pranë Ferrarës, ku një avion ultra i lehtë u rrëzua menjëherë pas ngritjes.

Mjeti fluturues ishte nisur nga aeroporti i vogël Prati Vecchi, por për arsye ende të paqarta humbi kontrollin dhe u përplas në një zonë bujqësore, ku më pas u përfshi nga flakët.

Gjykata e Lartë në SHBA lejon pezullimin e përkohshëm të ndihmave ushqimore
Në bord ndodhej vetëm piloti, i cili ndërrroi jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra dhe zjarrit që shpërtheu menjëherë pas përplasjes.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e zjarrfikësve dhe forcat e rendit, të cilat izoluan zonën dhe shuan flakët. Hetuesit kanë nisur punën për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e mundshme të rrëzimit të avionit.