Ballina Politika Ylli Manjani: I rrofshin 83 mandate PS dhe Ramës, se nuk arrijnë...

Ylli Manjani: I rrofshin 83 mandate PS dhe Ramës, se nuk arrijnë të shpenzojnë as paratë e buxhetit nga frika e SPAK

104
0

Ylli Manjani shkruan se socialistët nuk arrijnë dot të shpenzojnë paratë e buxhetit, pavarësisht se iu tepërojnë, për shkak të frikës nga SPAK.

“Qeveria këtë vit ka patur para por nuk i ka shpenzuar. Madje nuk ka paguar as detyrimet e kontratave publike në fuqi.

Kjo ka rritur borxhin publik ndërkohë që paratë flenë në llogaritë e thesarit të shtetit.

E thënë shkurt qeveria nuk ka menaxhuar hiç mirë paranë publike dhe shërbimet e investimet publike. Ndërkohë që nevoja për shërbime e infrastrukturë është e madhe.

Në gjykimin tim një rol të pazëvendësueshëm kanë luajtur këtu edhe “heronjt e kalamajve të Yurit”, SPAK-u pra.

Me sjelljen e tyre përgjo, procedo e fut në burg pastaj të gjejmë se çke bërë, kanë arritur me shumë “sukses” të paralizojnë qeverisjen në vend.

I rrofshin 83 mandatet PS dhe Edi Ramës, se nuk arrijnë të shpenzojnë as paret e buxhetit të shtetit, nga reforma e “mrekullueshme” dhe nga hetimet e burgosjet me thashetheme të administratës publike.

Hë për hë, mandati i drejtuesit të SPAK, vlen më shumë se 83 mandate deputetësh dhe gjithë qeveria të marrë së bashku.

Nëse kjo që ka ndodhur quhet qeverisje antikorrupsion, më mirë na ktheni tek ajo e korruptuara.

Nuk mund të ketë qeverisje eficente me SPAK, që bëhet si kobure për tua vënë në ballë punonjësve publikë që të mbledhin b*thën!!!

Dëmi që i vjen publikut nga mos shpenzimi i parasë nga frika e administratës është më i madh se dëmi nga qeveritë e korruptuara. Këto të fundit edhe ndryshojnë, por qeverisjet e frikës ngulen thellë në memorie”, shkruan Manjani.